Zhduket një grua në Prizren dhe një tjetër në Gjakovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar të zhdukura dy gra. Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, njëri rast ka ndodhur në Prizren. “Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar të zhdukura dy gra.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, njëri rast ka ndodhur në Prizren.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
Ndërsa, rasti i dytë sipas Policisë, ka ndodhur në Gjakovë.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.















