Një person është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 shtator 2026, ndërsa nuk dihet vendndodhja e viktimës, një mashkull kosovar.
“Është iniciuar rast pasi nuk dihet vendndodhja e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e zhdukjes apo identitetin e personit.
