Një grua ka raportuar në Polici së vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj. 

Siç ka njoftuar Policia  e Kosovës, ajo ka dalë nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar. 

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj  viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhje e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.