Zhdukja misterioze e shefit të grupit “Wagner”, Prigozhin, sinjalizon më shumë probleme në Rusi

Historia e çuditshme e shefit të grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tanimë ish-mikut të presidentit rus, Vladimir Putin, për shkak të kryengritjes ndaj tij po bëhet më e çuditëshme dita ditës

Yevgeny Prigozhin/ Foto: Skedar vvsmolnikov / AP

Ish-shefi i grupit privatë ushtarak “Wagner” , i cili drejtonte një perandori biznesi që përfshinte kompani hotelierike shumë milionëshe dhe një grup mediatik.  Ai ishte i vetmi i cili kishte guximin të nxiste një kryengritje më 23 qershor kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Rebelimi i mercenarëve të grupit “Wagner” u shua nga një “marrëveshje” e supozuar dhe ndërmjetësuar nga një tjetër mik i Putinit, presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.

Lukashenko, kërkoi që Prigozhin të largohej nga Rusia dhe të transferohej në Bjellorusi. Anëtarët e grupit të tij kishin tre zgjedhje; të ndiqnin Prigozhin në Bjellorusi, të bashkoheshin me ushtrinë e rregullt ruse ose të ndalonin së luftuari dhe të shkonin në shtëpi.

Ushtria ruse vendosi postblloqe rreth perimetrit të Moskës, ndërsa trupat e Wagner u nisën për në qytet në fund të qershorit./ Foto: Vlad Karkov/SOPA Images/Sipa/AP

Pas përfundimit të kryengritjes, Lukashenko pretendoi se Prigozhin me të vërtetë, kishte mbërritur në Bjellorusi. Por për javë të tëra, askush nuk mund ta konfirmonte këtë. Më pas, të enjten, Lukashenko doli e tha se Prigozhin ishte në Shën Petersburg dhe mund të udhëtonte “për në Moskë ose diku tjetër”, raporton CNN, transmeton Portali Dukagjini.

Ai tha se Prigozhin nuk ishte aty ku duhej të ishte. Nuk ishin as luftëtarët e grupit “Wagner” në kampet që qeveria e Lukashenkos u kishte caktuar për ta në Bjellorusi.

Kështu u ngritën shumë pikëpyetje për fatin e shefit të “Wagner-it”, Yevgeny Prigozhin.

Ndërkohë, para disa ditësh një televizioni rus i kontrolluar nga shteti filloi të transmetonte video të forcave të sigurisë që bastisnin zyrën dhe rezidencën e Prigozhin në Shën Petersburg. Agjentët e sigurisë ruse thuhet se gjetën 10 milionë rubla (rreth 100,000 euro) në para, së bashku me ari dhe armë.

Një imazh nga bastisjet në shtëpinë dhe zyrën e Prigozhin./ Foto: Vesti/Telegram

Megjithatë, disa orë më vonë, pati raportime se disa nga paratë dhe pasuritë e tij i ishin kthyer atij. Kjo i shton një shtresë tjetër komplekse misterit se përse Putini e ka lënë Prigozhin deri më tani të lirë edhe pse ai nuk i përmbahet marrëveshjes së Lukashenkos.

Fati përfundimtar i ‘kuzhinierit të Putinit’, Prigozhin është ende i paqartë.

Por, ai siç duket është vetëm një nga problemet e Putinit.

Punonjësit heqin logot e Wagner nga selia e grupit në Shën Petersburg këtë javë./ Foto: Olga Maltseva, AFP – Getty Images

Ajo që presidenti rus, Putin, po bën për kompaninë apo thënë ndryshe ‘perandorinë e vlefshme’ të Prigozhin është se aktualisht duket se po e shkatërron perandorinë e tij, duke e vënë kontrollin e grupit “Wagner” në duar më “të besueshme”.

Yevgeny Prigozhin u pa për herë të fundit në publik duke dalë nga selia ushtarake ruse në Rostov-on-Don më 24 qershor./ Foto: Anadolu Agency/Getty Images

Mirëpo si përfundim ende nuk dihet për fatin e paqartë të Prigozhin.

A do të përfundojë në burg? Apo, do të përfundojë në një arkivol?

E vetmja gjë që duket dhe është e qartë se Putinit do t’i duhet ta zgjidhë këtë “razborka”, një fjalë që mafiozët rusë përdorin për të përshkruar grindjet e tyre të brendshme. Dhe kjo parashikon më shumë një “përfundim hesapesh” dhe më shumë luftime në prapaskenë në Rusinë e Putinit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika