Zhgënjimi vazhdon, nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën
Shpresat për liberalizimin e vizave për Kosovën, në një periudhë të afërt, morën fund pas takimit të Grupit Punues të Këshillit të BE-së. Preidenca Çeke bëri të ditur se nuk është arritur një konsensus mes shteteve anëtare, për libralizimin e vizave për Kosovën, proces që u kushtëzua edhe me funksionimin e sistemit ETIAS. “Pas një […]





Shpresat për liberalizimin e vizave për Kosovën, në një periudhë të afërt, morën fund pas takimit të Grupit Punues të Këshillit të BE-së.
Preidenca Çeke bëri të ditur se nuk është arritur një konsensus mes shteteve anëtare, për libralizimin e vizave për Kosovën, proces që u kushtëzua edhe me funksionimin e sistemit ETIAS.
“Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit asnjë konsensus; vendet anëtare, megjithatë, bënë përparim të rëndësishëm në negociata. Presidenca do t’u rikthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet ta përfundojë sa më shpejt punën për këtë çështje të rëndësishme”, ka deklaruar Presidenca Çeke.
E kjo çfarë ndodhi në Bruksel, ka bërë që të reagoj raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila ka kërkuar që menjëherë të hiqen vizat për Kosovën
“Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë von Cramon.
Sistemi ETIAS, është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.
Ky është takimi i dytë me radhë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Diskutimi i parë ishte zhvilluar më 13 tetor dhe atëherë shumica e madhe e vendeve e kishin mbështetur liberalizimin e vizave, por Franca kishte kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhet me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS.
Profesori i marrëdhenieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se Kosova do të humb respektin për BE-në, nësë këta të fundit do të publikojnë kushte të reja.
“Është jokorrekte që kur e ke një marrëveshje dhe e përfundon atë, të japësh kushte të reja, sepse e dëmton marrëveshjen paraprake. Kushti që caktohet me një marrëveshje, ato duhet të plotësohen dhe mandej përfundon marrëveshja. Ne realisht e kemi përfunduar marrëveshjen me Komisionin Evropian, por tash KE mund të qesë kushte të reja sepse fuqia është në anën e tyre. Por nëse japin kusht të ri, për mendimin tim, BE-ja do ta humbë respektin që e ka në Kosovë”, ka deklaruar Dritëro Arifi, profesor.
Tash e disa vite, Kosova ka përmbush të gjitha kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian.
Republika Çeke, e cila mban Presidencën e Këshillit Evropian deri në fund të vitit 2022, kanë thënë disa herë se shpresojnë ta zgjidhin çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë mandatit të tyre.




















