Zhushi për Ligjin për Agjencinë e Akreditimit: Fakti që po vonohet tregon se dikujt i pengon pavarësia e Agjencisë
Ferdie Zhushi nga Agjencia e Kosovës për Akreditim ka deklaruar se vonesat për Ligjin për Agjencinë e Akreditimit tregon se pavarësia e saj i pengon dikujt. E ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Zhushi ka deklaruar se përmes ligjit, është pavarësia ajo e cila i cenohet Agjencisë së Akreditimit. “Në 2011, ne i kemi […]
Ferdie Zhushi nga Agjencia e Kosovës për Akreditim ka deklaruar se vonesat për Ligjin për Agjencinë e Akreditimit tregon se pavarësia e saj i pengon dikujt.
E ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Zhushi ka deklaruar se përmes ligjit, është pavarësia ajo e cila i cenohet Agjencisë së Akreditimit.
“Në 2011, ne i kemi vendosur rreshtat e parë të ligjit. Fakti që po vonohet tregon se dikujt i pengon pavarësia e agjencisë. Ajo që mua personalisht më ka brengosur shumë është se vetëm në një vend në ligj, shkruan se është e pavarur. Do të thotë, përmes ligjit, i minimizohet e cenohet pavarësia.”, ka deklaruar ajo.
E njëjta ka theksuar se pavarësia e Agjencisë është kriteri i parë për të hyrë në ENQA, dhe se e njëjta, duhet të jetë e pavarur në vendimmarrje. Ajo ka thënë se duhet bërë e qartë se Agjencia nuk është anëtare e ENQA-së, dhe se e njëjta, është përjashtuar.
Kjo e fundit është kundërshtuar nga Ardian Gola. Ai ka deklaruar se në kuptimin juridik, AKA nuk mund të jetë e pavarur në kuptimin juridik, ngase nuk përkrahet ligji për organizimin e funksionimin e Administratës publike.
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në vitin 2017 ishte përjashtuar nga ENQA për shkak të ndërhyrjeve politike. Ndërkaq, më 3 tetori të vitit të kaluar, është bërë anëtare e asocuar e ENQA-s.















