Të martën pas një periudhë goxha të gjatë, Qeveria e Kosovës pati për mysafirë, përfaqësuesin e Posaçëm nga  Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ani pse nuk dhanë shumë detaje  për takimin, tashmë është bërë e ditur se Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar versioni i fundit i propozimit franko-gjerman.

Lajcka, u shpreh i lumtur se erdhi në Kosovë, në një periudhë kur kriza në veri kishte kaluar.

Por, një gjë e tillë u demantua vetëm pak orë më pas kur shpërthimet në Veri të Kosovës, filluan.

I dërguari i BE-së, tha se po punojnë për organizimin e një takimi në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuciqit, por kur do të ndodh një gjë e tillë ende nuk dihet.

Pavarësisht situatës së krijuar sëfundmi në veri, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, bëjnë me dije se janë të gatshëm të takohen me palën serbe.

“Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për takime të radhës me qëllim diskutimet për marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I takon ndërmjetësuesit të BE-së të përcaktoj se kur do të jetë takimi i radhës. Ne jemi të vullnetshëm, të gatshëm dhe të përgatitur”, ka deklaruar Perparim Kryeziu-Zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Por, pavarësisht gatishmërisë së palës kosovare për takim, janë vet ndërmjetësuesit ata që ende nuk kanë caktuar një datë.

Të pyetura nga RTV Dukagjini, për mundësin e një takimi të radhës Kurti – Vuciq, nga Bashkimi Evropian, nuk kanë kthyer fare përgjigje.

Ndërkohë, skeptike për një takim të till, po shprehenë nga opozita.

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga PDK, thotë se  gjendja në Veri do të prolongoj edhe bisedimet Kosovë-Serbi e edhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Është shqetësuese që kemi një Qeveri që situatën në Veri e merr krejtë qetësishtë. Kjo situatë do të prolongoj proceinë e dialogut. Mund  të ketë një takim më të shpejtë mes Kurtit e Vuciqit, por si process do të prolongohetë”, ka theksuar Arjana MUliu-Shoshi-PDK.

Se këto zhvillime do të lidhenë direktë më çështjen e dialogut, e thotë edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi.

“Marrëveshja nëse ka vullnet mund të bëhet dhe deri në Marsë, por Serbia nuk ka vullnet që të ketë një marrëveshje pasi qasja e saj është të këtë zvarritje. Kohëve të fundit,  ata po kalkulojnë që të presinë një përiudh të favorshme. Si duket këto ngjarje nuk po ndërlidhen  më dialogun,  ka një neglizhencë të këtyre bombardimeve dhe mendoj se është gabim pasi këto janë veprime që ndërlidhenë më Presidentin Vuciqi. Është mesazhë që ka të bëjë më dialogun dhe kërkesën e tij për një autonomi për veriun”, ka shtuar Seb Bytyci-Njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtar.

Pas zhvillimeve të fundit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të ketë edhe një mysafirë special të hënën e 12 dhjetorit.

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Prishtinën ku do të takojë shefin e Qeverisë.