Zhvillohen aktivitete policore në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë zhvilluar aktivitete policore në veri të Mitrovicës

Foto ilustruese

Policia e Kosovës po vazhdon angazhimin në përmbushjen dhe realizimin e objektivave strategjike të parapara sipas Planit Zhvillimor Strategjik në nivel vendi, angazhim ky i cili po realizohet edhe në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut.

“Implementimi i Planit Zhvillimor Strategjik, përveç tjerash parasheh ngritjen e efikasitetit në ruajtjen e sigurisë publike, parandalimin, hetimin dhe zbulimin e krimit si dhe kontrollin kufitar, e që ndikon direkt edhe në sigurinë e qytetarëve pa dallim si dhe në sigurinë e përgjithshme në vend”, njofton Policia e Kosovës.

Drejtoria Rajonale në Mitrovicë të Veriut ka arritur rezultate pozitive në menaxhimin e situatës së sigurisë “si dhe në menaxhimin e (109) rasteve të raportuara për periudhën kohore (1 janar 2023 deri me 15 mars 2023), ku prej tyre kanë qenë (91) vepra penale, ndërsa (18) kanë qenë incidente të natyrave të ndryshme”.

“Vlen të potencohet se edhe gjatë kësaj jave në stacionet policore të Mitrovicës Veri, janë realizuar detyra dhe aktivitete të ndryshme policore, përfshirë implementimin e planeve konkrete në fushën e trafikut, realizimin e urdhëresave, shtimin e prezencës policore në komunitet si dhe shtimin patrullimeve policore, të cilat kanë rezultuar në mënyrë pozitive në sigurinë e përgjithshme dhe në parandalim të krimit”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika