Me organizimin e Klubit “Alpin Prishtina de Care for Kosovo Kids” edhe këtë vit do të zhvillohet aktiviteti i alpinizmit urban në ndërtesën e Pediatrisë në QKUK.

Sektori i Alpinizmit të KAP dhe vullnetarët do të përformojnë nëper katet, dhomat dhe oborrin e pediatrisë, me gëllim të vetëdijesimit për ngritjen e fondeve për nevojat specifike të pacientëve të onkologjisë.

RTV Dukagjini sjell pamje nga aktiviteti.

Aktiviteti ka karakter filantropik dhe zhvillohet me ndihmën e Menaxhmentit të QKUK-së, FSK-së, Ministrisë së Shëndetësisë, Bankës Ekonomike, Buçaj, Komuna e Prishtinës si dhe me partnerë dhe përkrahës të tjerë të cilët përkrahën aktivitetin dhe dhuruan mjete për fondin e pacientëve të vegjël.