Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës

Zinedine Zidane

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është emëruar zyrtarisht trajner i ri i kombëtares së Francës, duke pasuar Didier Deschamps, i cili i dha fund një periudhe 14-vjeçare në krye të ekipit pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 nga Spanja.

Zidane rikthehet në pankinë pas pesë vitesh, pasi qëndroi pa ekip që nga largimi i tij i dytë nga Real Madridi në vitin 2021.

Ish-mesfushori 54-vjeçar, kampion bote me Francën në vitin 1998 dhe një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit francez, ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në krye të “Gjelave” deri në përfundim të Kupës së Botës 2030.

Në reagimin e tij të parë pas emërimit, Zidane e cilësoi drejtimin e kombëtares si nderin më të madh në karrierën e tij.

“E kam thënë shpesh se nuk ka asgjë më të madhe se kombëtarja franceze. Është një gëzim dhe një krenari e jashtëzakonshme të bëhem trajner i saj”, deklaroi ai.

Zidane falënderoi presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, dhe drejtuesit e federatës për besimin e dhënë, ndërsa shprehu mirënjohje edhe për punën 14-vjeçare të Didier Deschamps dhe stafit të tij.

Ai theksoi se synon ta rikthejë Francën në majat e futbollit botëror, duke shtuar se ka “ambicie të mëdha” për kombëtaren.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika