Zjarr i madh pranë Parisit, evakuohen banorë dhe angazhohen avionë zjarrfikës

Screenshot

Një zjarr i madh me përmasa të jashtëzakonshme ka përfshirë pyllin Fontainebleau, rreth 60 kilometra në juglindje të Parisit, duke detyruar autoritetet franceze të angazhojnë dy avionë zjarrfikës nga jugu i vendit për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Zjarri shpërtheu të dielën pasdite në pyllin historik Fontainebleau, dikur rezervat mbretërore të gjuetisë, dhe deri në orët e para të së hënës kishte përfshirë rreth 800 hektarë sipërfaqe, ndërsa vazhdonte të përhapej.

Për shkak të flakëve, një pjesë e autostradës A6, një nga arteriet kryesore që lidh veriun me jugun e Francës, u mbyll pjesërisht, duke shkaktuar bllokime të mëdha trafiku gjatë fundjavës së ngarkuar të pushimeve verore.

Zjarri shkaktoi gjithashtu ndërprerje në qarkullimin hekurudhor. Kompania kombëtare franceze e hekurudhave (SNCF) njoftoi se trenat që mbërrinin ose niseshin nga stacioni Gare de Lyon në Paris regjistruan vonesa deri në gjashtë orë.

Me rënien e natës, avionët zjarrfikës u detyruan të ndërpresin operacionet. Rreth 15 shtëpi u evakuuan në fshatin Vaudoué, ndërsa zjarrfikësit vazhduan të mbronin disa vendbanime të tjera nga përhapja e flakëve.

Përgjegjësi i operacionit të shuarjes së zjarrit, Olivier Compta, tha se pa ndihmën e avionëve zjarrfikës do të ishte e nevojshme evakuimi edhe i fshatrave të tjera.

Në operacion janë angazhuar rreth 400 zjarrfikës, dy helikopterë zjarrfikës dhe një avion vëzhgues. Sipas Eric Brocardi nga Federata Kombëtare e Zjarrfikësve, kjo është hera e parë që avionët zjarrfikës dërgohen nga jugu i Francës për të luftuar një zjarr në rajonin e Parisit.

Zjarri shpërtheu vetëm dy ditë para festës kombëtare franceze të 14 Korrikut, Ditës së Bastijës.

Franca, ashtu si pjesë të tjera të Evropës, është goditur nga një seri valësh të nxehti që nga muaji maj. Temperaturat rekord kanë favorizuar përhapjen e zjarreve, ndërsa shkencëtarët e grupit World Weather Attribution kanë vlerësuar se vala e të nxehtit në qershor do të kishte qenë “praktikisht e pamundur” pa ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i cili pritet të vizitojë zonën e prekur të hënën, tha se zjarret pyjore kanë djegur tashmë rreth 17 mijë hektarë gjatë këtij viti. Sipas tij, pas përditësimit të të gjitha të dhënave, sipërfaqja e djegur pritet të arrijë në rreth 25 mijë hektarë, dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika