Zjarr masiv në jug të Turqisë, angazhohen 23 mjete ajrore për shuarjen e flakëve, evakuohen 202 persona

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë provincën Mugla, në jug të Turqisë, duke detyruar autoritetet të angazhojnë një numër të madh forcash për shuarjen e flakëve. Erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, ndërsa situata mbetet e vështirë edhe në zona të tjera të vendit.

Sipas autoriteteve lokale, në operacion janë angazhuar pesë avionë, 18 helikopterë, mbi 90 mjete zjarrfikëse dhe qindra efektivë, të cilët po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

“Po punojmë pa ndërprerje për ta vënë zjarrin nën kontroll të plotë”, deklaroi Ministria turke e Bujqësisë dhe Pylltarisë në një reagim në platformën X.

Sipas prefekturës së Muglës, zjarri shpërtheu fillimisht në një zonë rurale dhe më pas u përhap në sipërfaqe pyjore. Si masë parandaluese, autoritetet evakuuan 202 persona, ndërsa u zhvendosën edhe pacientët e një spitali lokal.

Mediat turke raportojnë se autostrada që lidh Antalian me Fethiyen është mbyllur për qarkullimin për shkak të tymit të dendur. Ndërkohë, është ndaluar edhe hyrja në zonën arkeologjike të malit Olimp, për shkak të rrezikut nga zjarri.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri u regjistrua pasditen e së mërkurës në një zonë pyjore në provincën Balikesir, në perëndim të Turqisë, përgjatë rrugës që lidh Izmirin me Dardanelet.

Autoritetet vijojnë operacionet për izolimin e të dy zjarreve, ndërsa nuk ka raportime për viktima. /Panorama

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika