Zjarr në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, dyshohet se një pacient ka humbur jetën

Një pacient dyshohet se ka mbetur i vdekur dhe tre punëtorë shëndetësor janë asfiksuar por janë në gjendje të mirë shëndetësore nga zjarri që shpërtheu gjatë natës në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK

Një pacient i Klinikës së Psikiatrisë ka vdekur si pasojë e një zjarri që ka ndodhur në një nga dhomat e kësaj klinike pas mesnatës.

Gazeta Shneta ka raportuar se edhe tre punëtorë shëndetësorë janë asfiksuar, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas kësaj gazete ,thuhet se pacienti me sëmundje psikiatrike ishte i hospitalizuar në klinikë. Ai kishte dalë nga klinika në orët e vona të së mërkurës, ndërsa më vonë ishte sjellë nga Policia e Kosovës në emergjencën e Klinikës së Psikiatrisë.

Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri.

Portali Dukagjini ka provuar të kontakojë me Policinë e Kosovës për të konfirmuar rastin, por të njëjtit deri më tash nuk janë përgjigjur.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika