Zjarr në Krujë, tre helikopterë angazhohen për shuarjen e flakëve – dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Ministrat Ermal Nufi dhe Besfort Lamallari kanë mbërritur në Krujë për të monitoruar nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë zonën e Abazës që prej orëve të pasdites.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga faktori njeri, ndërsa operacioni për vënien e flakëve nën kontroll po zhvillohet njëkohësisht nga toka dhe ajri.

Në operacion janë angazhuar tre helikopterë të Forcës Ajrore, si dhe forcat operacionale të strukturave vendore.

Nufi bëri të ditur se së bashku me ministrin Besfort Lamallari, drejtuesin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Zjarrfikësve po ndjekin nga terreni zhvillimin e operacionit.

Sipas tij, terreni i thepisur po e vështirëson ndërhyrjen e forcave nga toka, duke e bërë të domosdoshme mbështetjen nga ajri.

Ministri shprehu mirënjohje për pilotët e Forcës Ajrore dhe efektivët zjarrfikës nga Kruja, Kamza, Tirana dhe Vora, të cilët po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave që mund të rrezikohen nga përhapja e flakëve.

Operacioni po vazhdon në mënyrë të koordinuar, me synimin që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të parandalohet përhapja e tij drejt zonave të banuara.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika