Zjarr në një ndërtesë pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë, s’ka të lënduar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një ndërtesë pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Dukagjinin se në këtë incident nuk raportohet për persona të lënduar. “Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar njoftimin për një zjarr në një ndërtesë pranë Parkut të […]
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një ndërtesë pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Dukagjinin se në këtë incident nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar njoftimin për një zjarr në një ndërtesë pranë Parkut të Qytetit në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Bazuar në informacionet nga terreni, nuk ka persona të lënduar”, ka theksuar Ahmeti.
Zjarrfikësit vazhdojnë punën për kontrollin dhe shuarjen e zjarrit.















