Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuohen 1500 persona

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në lindje të Kretës, duke dalë jashtë kontrollit që nga pasditja e së mërkurës, pranë komunës së Ierapetrës.

Sipas autoriteteve, zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave të forta që arrijnë deri në 8 ballë në shkallën Beaufort, duke kërcënuar zona të banuara, struktura turistike dhe infrastrukturë kritike, përfshirë një stacion karburanti.

Fronti i zjarrit është përhapur tashmë në mbi 6 kilometra, duke vështirësuar përpjekjet e shërbimeve të emergjencës për ta vënë nën kontroll. Tymi ka mbërritur deri në plazhin e Makry Gialos, rreth 10 km nga Achlia në Lasithi, ku zjarrfikësit po përballen me flakët në terren të thyer dhe të vështirë.

Në vendbanimin Agia Fotia, situata është përkeqësuar ndjeshëm: shtëpi dhe prona me qira janë shkatërruar, ndërsa zona vuan nga ndërprerje të energjisë elektrike. Të paktën katër të moshuar janë shtruar në spital për shkak të problemeve të frymëmarrjes të shkaktuara nga thithja e tymit.

Policia ka mbyllur rrugën kryesore pranë Agia Fotia dhe ka bërë thirrje për të shmangur udhëtimet jo të domosdoshme, për shkak të cilësisë së keqe të ajrit, hirit dhe rrezikut të lartë nga nxehtësia dhe flakët.

Autoritetet kanë vendosur në gatishmëri të gjitha spitalet në Kretë, ndërsa është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i hoteleve, shtëpive dhe dhomave me qira në komunën Ferma. Operacioni i evakuimit po zhvillohet me mbështetjen e forcave zjarrfikëse, policisë dhe vullnetarëve lokalë.

Deri më tani, rreth 1,500 persona janë evakuuar nga vendbanimet dhe zonat turistike përreth dhe janë zhvendosur në qytetin Ierapetra. Rreth 200 prej tyre po strehohen përkohësisht në arenën sportive të mbyllur të qytetit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika