Zjarre në disa fshatra të Istogut – Ferati: Situata alarmante, apeloj për kujdes maksimal

Temperaturat ekstreme që të hënën në Kosovë arritën deri në 37 gradë Celsius kanë shkaktuar disa vatra zjarri në komunën e Istogut, duke rrezikuar sipërfaqe të gjera toke dhe banesa në disa fshatra.

Fshatrat Kovragë, Veriq, Osojan, Gurrakoc dhe Llukafc i Thatë janë përfshirë nga flakët, të cilat janë përhapur me shpejtësi për shkak të thatësisë dhe erës.

Në pamje të siguruara nga Dukagjini, shihen qytetarët e zjarrfikësit duke ndërhyrë për të shuar zjarret.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar gjendjen si “alarmante”, duke theksuar se kërkon vëmendje dhe kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët.

“Së bashku me ekipet e zjarrfikësve, Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse, jemi në terren dhe po punojmë me të gjitha kapacitetet tona për të lokalizuar dhe shuar vatrat e zjarrit, me qëllim që të parandalojmë përhapjen e tyre dhe të mbrojmë pronat, tokat bujqësore dhe sigurinë e banorëve tanë. Apeloj te çdo qytetar i Istogut që të tregojë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat bujqësore dhe pyjore dhe të mos digjin barishta, mbeturina apo sende të tjera, pasi edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të pakthyeshme”, shkruan Ferati.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos djegin barishta, mbeturina apo sende të tjera, pasi edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të pakthyeshme.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika