Zjarret masive përfshijnë Francën dhe Spanjën, mbi 300 mijë persona evakuohen

Zjarrfikësit në jugperëndim të Francës po përballen me vështirësi të mëdha për të vënë nën kontroll zjarret masive, ndërsa erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve drejt zonave pranë qytetit të Bordosë.

Më shumë se 300 mijë persona në Francë dhe Spanjë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve që kanë përfshirë disa rajone prej ditësh. Temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme kanë vështirësuar përpjekjet e ekipeve të emergjencës për shuarjen e flakëve.

Në Spanjë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa përmirësimi i përkohshëm i kushteve atmosferike ka ndihmuar zjarrfikësit në luftën kundër zjarreve në zonat përreth Madridit.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka paralajmëruar se vendin e presin “ditë të vështira”, ndërsa autoritetet në Valencia kanë konfirmuar edhe një viktimë nga zjarret. Një burrë rreth të 70-ave është gjetur i vdekur brenda veturës së tij në Manises, gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve në zonën e Salt de l’Aigua.

Në Francë, rreth 55 mijë persona të tjerë janë urdhëruar të evakuohen, duke e çuar numrin total të të zhvendosurve në rreth 250 mijë në rajonet Gironde dhe Landes.

Për përballimin e situatës, Franca ka angazhuar edhe ushtrinë. Ushtarët po ndihmojnë zjarrfikësit duke pastruar zonat me bimësi dhe duke krijuar breza mbrojtës për të ndaluar përhapjen e flakëve, raporton AP.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se vendi do të rindërtohet dhe se qeveria do të qëndrojë pranë qytetarëve “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Një turist që u largua me familjen e tij nga një zjarr pranë Bordosë e ka përshkruar situatën si “të frikshme”, për shkak të përmasave të mëdha të flakëve.

Ndërkohë, në Itali, më shumë se 350 zjarre, përfshirë 10 vatra të mëdha, kanë shpërthyer në ishullin e Sicilisë, duke shkaktuar edhe evakuime.

Zjarre të mëdha janë raportuar edhe në Skoci, ku ekipet emergjente po luftojnë me një zjarr në një park kombëtar që ka qenë aktiv prej rreth 10 ditësh.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për menaxhimin e krizave, Hadja Lahbib, ka paralajmëruar se dëmet nga zjarret në Evropë mund të tejkalojnë rekordet e mëparshme, për shkak të valëve të të nxehtit dhe kushteve ekstreme klimatike.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika