Zjarret në Kanada: Provinca British Columbia shpall emergjencë

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike të Kanadasë, pasi një zjarr i shpejtë kërcënon të shkatërrojë më shumë shtëpi të tjera në zonën përreth qytetit West Kelowna.

Kryeministri David Eby paralajmëroi se “situata ka evoluar me shpejtësi dhe ne jemi në një situatë jashtëzakonisht sfiduese në ditët në vijim”.

Zjarri i McDougall Creek është rritur nga 64 në 6800 hektarë në 24 orë.

Rreth 4,800 njerëz janë tani nën urdhër evakuimi.

Siç raporton BBC, rreth 22 mijë njerëz – ose afërsisht gjysma e popullsisë – janë zhvendosur në territoret veriperëndimore të Kanadasë për shkak të një zjarri tjetër të madh.

Banorët janë përpjekur të largohen me ajër dhe rrugë, në përpjekje për t’i shpëtuar një zjarri që lëviz drejt periferisë së qytetit.

Kryeministri tha se kjo do të sigurohej që komuniteti të mbështetej, gjersa edhe paralajmëroi se urdhrat e urgjencës mund të përfshijnë kufizime të udhëtimit në zona specifike nëse njerëzit nuk respektojnë thirrjet për të shmangur udhëtimet jothelbësore.

Asnjë vdekje nuk është raportuar deri më tani.

Hapësira ajrore rreth Aeroportit Ndërkombëtar Kelowna tani është mbyllur për gjithçka tjetër, përveç zjarrfikësve ajrorë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika