Zjarret në Kosovë, pak gjoba për zjarrvënësit

Ditëve të fundit, Kosova po përballet me zjarre që po shkaktohen nga dora e  njeriut. Ndonëse sanksionet dhe gjobat për këto vepra penale parashihen edhe në kodin penal, duket se kjo nuk po zbatohet. Juristët thonë se shkak i mos dënimeve, janë problemet zinxhirë të institucioneve

Ilustrim

Edhe përkunder thirrjeve për kujdes, nga ana e institucioneve kur vjen fjala tek ndezja  e hamulloreve, duket se nuk po merret parasysh.

Zjarret që po shpërthejnë në vend ditëve të fundit nuk po janë aspak të rralla.

Madje, vetëm në katër komuna në regjionin e Prishtinës, brenda dy ditëve të vikendit numri i rasteve të zjarreve ka qenë dy shifrorë.

Malë Gashi, nga kjo brigadë ka trguar për RTV Dukagjinin se nga to, 12 zjarre kanë qenë fushore.

“ Vetëm gjatë vikendit ne kemi intervenuar në 28 raste për të parandaluar përhapjen e zjrrit. Nga to 12 kanë qenë zjarre fushore”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë, zjarrvënia është e paraparë edhe si vepër penale, në Kodin Penal të Kosovë, një gjë e tillë parashihet në nenin 322.

Ndërkaq, dënimet parashihet të shkojnë deri në 10 vjet burim.

“Kushdo që ndez zjarrin apo shkakton shpërthimin me qëllim të dëmtimit apo asgjësimit të banesës së banuar ose veturës në shfrytëzim nga personi tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni shkakton dëm pasuror në shumë prej njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë ose nëse vepra penale i shkakton tjetrit lëndim të rëndë trupor, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.”

Por duket se përkundër zjarreve të mëdha që ndodhin në Kosovë, jo vetëm gjatë verës por edhe në periudha të tjera, shqiptimi i këtyre gjobave është i pakët.

“ Këtu është një problem zingjiror, para se një proces të hapet nga Gjykata janë disa faza. Pas mbledhjes së provave, mbetet nga prokurori të ngrit aktakuzën. Andaj një pjesë e madhe e moszbatimit të këtij kodi, është mungesa e fakteve për aktakuzën dhe pastaj mungesa e praktimit gjyqësore në këto vepra”, ka thënë Anton Ndrecaj-Jurist

Të shtunën e 23 korrikut në Mitrovicë, konkretisht në fshatin Cernushë është dashur të intervenojë edhe KFOR-I e FSK-ja për të shuar zjarrin që u përhap në masë të madhe në këtë fshat.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika