Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar sot se situata e zjarreve në vend është përmirësuar, ndërsa theksoi se forcat zjarrfikëse, ushtria dhe vullnetarët mbeten në gatishmëri të lartë për çdo rrezik të mundshëm.

Në një postim në ">Facebook, ai kujtoi se në të gjithë Europën Jugore, nga Spanja deri në Turqi, janë regjistruar mijëra vatra zjarri.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme, por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre… ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, ka shkruar Rama.

Ai theksoi se pavarësisht përmirësimit, mbetet nevoja për vigjilencë në zonat e prekura nga flakët.