Zjarret përfshijnë Atikën Perëndimore, mbi 100 banesa të dëmtuara në Porto Germeno

Një valë e fuqishme zjarresh vazhdon të përfshijë disa rajone të Greqisë, me situatën më kritike të regjistruar në Porto Germeno, në Atikën Perëndimore, ku flakët janë përhapur me ritme të shpejta, duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa zona të banuara.

Vatra e zjarrit ka përfshirë malin Kithaironas dhe po avancon drejt zonës së Venizës. Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet aktivizuan sistemin emergjent 112, duke urdhëruar banorët e Alepochorit, Psathës, Venizës, Loumbës dhe Zachoulit të largohen menjëherë drejt Megarës.

Zjarrfikësit grekë e cilësojnë këtë si një nga frontet më të vështira të ditës. Erërat e forta kanë vështirësuar ndjeshëm operacionet nga ajri, duke kufizuar në disa raste ndërhyrjen e avionëve dhe helikopterëve zjarrfikës.

Zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës, Janis Artopios, bëri të ditur se gjatë ditës janë angazhuar rreth 30 mjete ajrore, por kushtet ekstreme të motit kanë penguar efektivitetin e tyre.

“Situata mbetet kritike. Na pret një natë e vështirë dhe të gjitha forcat do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri,” deklaroi Artopios, duke u bërë apel qytetarëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.

Në operacionet për shuarjen e flakëve në Porto Germeno janë angazhuar mbi 450 zjarrfikës, 126 automjete zjarrfikëse, si dhe ekipe mbështetëse nga Franca dhe Rumania. Përpjekjet janë përqendruar në krijimin e brezave mbrojtës për të frenuar avancimin e zjarrit, veçanërisht në zonat Agia Paraskevi dhe Agios Nektarios.

Sipas autoriteteve lokale, dëmet materiale janë të mëdha. Nënkryetari i bashkisë Mandra-Eidyllias, Dimitris Pagonis, deklaroi se mbi 100 banesa janë shkatërruar ose kanë pësuar dëmtime, ndërsa banorët e Agia Paraskevi, Mytikas, Kryo Pigadi dhe Agios Nektarios janë evakuuar për shkak të rrezikut nga flakët.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika