Zjarrfikësit e Zveçanit së shpejti do të bëhen me objekt të ri

Gjatë këtij muaji pritet të hapet një objekt i ri për Brigadën e Zjarrfikësve në Zveçan.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka shprehur qëllimin për të përmirësuar kapacitetet e reagimit në raste emergjente dhe për të siguruar sigurinë e banorëve. Ai ka bërë të ditur se hapja e këtij objekti të ri dhe të modernizuar është planifikuar për këtë muaj.

“Objekti i ri në Zhitkovc është projektuar me qëllim që të sigurojë mjedisin më të mirë për trajnimet dhe operacionet e nevojshme për mbrojtjen e komunitetit tonë,” ka thënë kryetari Peci.

Përveç kësaj, në korrik pritet të hapet edhe një park lojrash në Zveçan. Kjo zhvillim i ri është vlerësuar nga kryetari i komunës si një hap i rëndësishëm për të përmirësuar ambientin dhe për të ofruar mundësi argëtimi për fëmijët dhe banorët e tjerë.

Shija e redaktorit

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, Rama liderëve...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve të Evropës. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që...

Zelensky në Tiranë, falënderon Shqipërinë: Jeni një vend që beson...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, zbuloi përpjekjet e fundit për të arritur...

Shqipëria nuk është më në periferi të Evropës, thotë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapjen zyrtare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për organizimin...

Të fundit nga rubrika