Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren.

Sipas policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Përveç njësive policore, në vendngjarje kanë intervenuar edhe zjarrfikësit, të cilët, në prezencë të familjarëve, kanë hapur me forcë derën e banesës për të mundësuar hyrjen brenda, ku më pas është gjetur viktima.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.