“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Edhe Zona Operative e Nerodimes, si pjesë e 7 zonave, i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ish-ushtarë dhe bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë u bashkuan për të përcjellë një mesazh të përbashkët: lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe historia e saj duhet të mbrohet me dinjitet.

Nga Zona Operative e Nerodimes u kërkua drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, ndërsa u ritheksua mbështetja për sakrificën, luftën dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.

“Zjarri i Lirisë” po bashkon, nga njëra zonë operative në tjetrën, bashkëluftëtarë dhe qytetarë rreth kujtesës, solidaritetit dhe kërkesës për drejtësi.

Nga Nerodimja, mesazhi është i qartë:

Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në.

Aktivitetet vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Më 12 shtator, marshojmë për lirinë. Marshojmë për UÇK-në.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika