“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Shalës

Në Zonën Operative të Shalës, ish-ushtarë dhe bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bashkuar në kuadër të aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, duke ngritur zërin në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Përmes këtij aktiviteti, veteranët, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe qytetarët e kësaj zone kanë përcjellë mesazhin se çlirimtarët nuk janë vetëm dhe se mbështetja për ta është njëkohësisht mbështetje për historinë, sakrificën dhe luftën çlirimtare të Kosovës.

Nga Zona Operative e Shalës është kërkuar drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, me bindjen se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për liri dhe se kjo e vërtetë duhet të mbrohet.

“Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar bashkëluftëtarët dhe qytetarët rreth një mesazhi të përbashkët: kujtesë, drejtësi, dinjitet dhe liri.

Nga Shala, mesazhi është i qartë: qëndrojmë pranë bashkëluftëtarëve tanë. Qëndrojmë pranë çlirimtarëve.

Aktivitetet vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika