Zjarri i erdhi fare pranë shtëpisë e për pak minuta ai do të mund të depërtonte edhe brenda oborrit të Avni Zeqirit.

Çdo gjë ndodhi brenda pak minutash, erërat e mbrëmjes ishin bërë shkas që zjarri i cili u ndez në disa toka të papunuara në Arbëri të vinte deri tek shtëpia e tij.

“Zjarrin e kemi parë nga ora 10:30, në mbrëmje, djali me ka lajmërua por I kemi thirrur menjëherë instiucionet dhe është bërë shurja e zjarrit. Maspari zjarri është ven andej nga varret pastaj fryma e ka pru këndej në ketë pjesën tonë”, ka deklaruar Avni Zeqiri-Banor i Vranjevcit.

Gjurmët e zjarrit që ende nuk dihet se kush e shkaktoj, janë ende të freskëta e nga larg shihet një sipërfaqe e tërë që është bërë shkrumb.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës nuk kanë bërë të ditur nëse kanë filluar hetimet dhe nëse kanë intervistuar ndonjë të dyshuar deri tash.