Zjarri i madh në SHBA del jashtë kontrollit në New Mexico

Zjarrfikësit në New Mexico të premten nuk arritën që t’i ndalnin flakët e zjarrit më të madh në Shtetet e Bashkuara, i cili po digjet në mënyrë të rrezikshme pranë një vargu fshatrash malorë, raporton Reuters.

Ky zjarr është më shkatërruesi nga dhjetëra të tjerë në jugperëndimin e SHBA-së që janë më të përhapur dhe po digjen më herët se sa viteve të kaluara, kjo sipas shkencëtareve si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Mijëra njerëz në luginën Mora, rreth 64 km në verilindje të Santa Fe, u përgatitën të evakuoheshin pasi tymi dilte nga pylli përreth komunitetit bujqësor të Ledoux.

Erërat e forta shpërthyen mbi një kilometër, duke përhapur një zjarr që ka djegur rreth 30,351 hektarë ose 303 km katrorë, të maleve Sangre de Cristo që nga 6 prilli, duke shkatërruar qindra shtëpi dhe struktura tjera.

“Duket shumë e frikshme atje,” tha komandanti i incidentit Carl Schëope në një konferencë. “Me shkallën e përhapjes, është shumë e vështirë për ne që të marrim kontrollin e zjarrit”

Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se të shtunën erërat pritej të fryjnë nga jugu, duke e shtyrë zjarrin drejt fshatrave si Mora, si dhe qytetit të Las Vegas, me një popullsi prej 14,000 banorësh.

“Po vjen, dhe është këtu,” tha zyrtari i kontesë Mora, Americk Padilla, duke u kërkuar banorëve që nëse u kërkohet të evakuohen në qytetet Taos dhe Angel Fire.

Më shumë se dy dekada thatësire ekstreme i kanë kthyer malet dhe luginat e pyllëzuara në një “kuti zjarri”, tha eksperti i zjarrit Stewart Turner.

“Po lëviz shumë më shpejt nga sa prisnim,” tha Turner për zjarrin. “Ky është një zjarr shumë, shumë serioz”.

Vendasit sulmuan Shërbimin Pyjor të SHBA-së për një “djegie të kontrolluar” të qëllimshme që synonte të reduktonte rrezikun e zjarrit që shkaktoi pa dashje një pjesë të zjarrit.

“Shërbimi Pyjor i SHBA-së duhet të mbahet përgjegjës,” tha Skip Finley, një ish-komisar i Qarkut Mora, ndërsa ngarkonte makinën e tij për të evakuuar shtëpinë e tij.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika