Në Shëngjin një vatër zjarri është shfaqur  sot pasdite në malin mbi port, aty ku ndodhen edhe banesa.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor raportojn mediat shqiptare.

Për shkak të erës flakët po përparojnë mund të rrezikojnë përhapjen.

Një pjesë e banesave që ndodhen poshtë flakëve të zjarrit shërbejnë si rezidenca për pushues të ndryshëm, ndaj edhe është kërkuar ndërhyrje e koordinuar ndërmjet të gjitha institucioneve për të vënë nën kontroll flakët.