Zjarri më i madh ndonjëherë në Belgjikë po shkon drejt Gjermanisë

Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës të së shtunës për të luftuar zjarrin më të madh pyjor të regjistruar ndonjëherë në Belgjikë, i cili deri të dielën në mëngjes kishte përfshirë 3,000 hektarë tokë dhe po përparonte drejt kufirit me Gjermaninë, sipas autoriteteve lokale.

Zjarri në High Fens (Hautes Fagnes), një rezervat natyror në lindje të vendit, ka vijuar të digjet që prej të premtes. Zjarrfikës nga e gjithë Belgjika, si dhe nga Gjermania dhe Luksemburgu fqinjë, janë përpjekur ta vënë nën kontroll, së bashku me ushtrinë dhe fermerët.

Të dielën, ekipet e emergjencës janë përqëndruar te vija e zjarrit që po lëvizte në drejtim të Gjermanisë dhe shpresonin se moti më i freskët dhe më i lagësht do t’i ndihmonte përpjekjet për ta kufizuar zjarrin, ka thënë për Reuters Stephanie Ernoux, zëdhënëse e administratës së rajonit belg të Valonisë, raporton AP.

Zjarri është më shumë se dy herë më i madh se ai i vitit 2011, i cili dogji rreth 1,400 hektarë, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje.

BE-ja ka dërguar  të shtunën tre helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës për hedhjen e ujit nga vende të ndryshme të Evropës, pasi Belgjika kërkoi përforcime emergjente.

Zjarri ka shpërthyer ndërsa vendet evropiane, përfshirë Belgjikën, po përjetonin këtë javë valën e pestë të të nxehtit të verës.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor kanë rritur mundësinë e kushteve të nxehta dhe të thata, të cilat bëjnë që zjarret pyjore të përhapen më shpejt dhe të zgjasin më gjatë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika