Zjarri në IML, Prokuroria: Kemi lëshuar disa autorizime për ekzaminime nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se lidhur me rastin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka lëshuar autorizimet për ekzaminime nga vendi i ngjarjes dhe hetimet janë duke vazhduar.

Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Një zjarr shpërtheu mëngjesin e së martës në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet dhe se prokurori i shtetit ka lëshuar autorizime për ekzaminime nga vendi i ngjarjes.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me të gjitha njësitet relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Prokuroria në një përgjigje për portalin Dukagjini.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga të gjeturat e tyre eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë.

Nëse ekzaminimet konfirmojnë elemente të veprës penale, Prokuroria ka theksuar se do të ndërmerren veprime të mëtejshme në përputhje me dispozitat ligjore.

Prokuroria më tej ka theksuar se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë.

Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore e ka kapluar zjarri mëngjesin e së martës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se dy zyra janë përfshirë nga zjarri dhe se nuk raportohet për të lënduar.

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me zjarrin në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Në reagimin e tyre thuhet se zjarri është lokalizuar dhe se ende nuk dihen shkaqet.

Ndërkaq, është hera e dytë që objekti i IML-së është përfshirë nga flakët këtë vit.

Shija e redaktorit

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Të fundit nga rubrika