Zjarri në ishullin e Sazanit po përhapet për shkak të erës

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri njofton opinionin publik se situata është kritike pas përhapjes së zjarreve

Ilustrim

Në mesditën e 5 qershorit është përhapur zjarri në pyjet që gjendet në ishullin e Sazanit. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë dalë në teeren për të lokalizuar zjarrin.

Ministri i Mbrojtje në Shqipëri, Niko Peleshi, ka informuar në Facebook se situata me zjarrin në ishullin e Sazanit vazhdon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës.

“Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë”, ka thënë Niko Peleshi.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë dhe institucionet p[ërkatëse po punojnë që situata të mbetet nën kontroll.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika