Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit teksa vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

Pas zjarrit të përmasave të mëdha që shpërtheu mbrëmjen e së premtes në lagjen Sakë, në malin e Shëngjinit, situata këtë mëngjes paraqitet dukshëm më e qetë dhe po shkon drejt normalizimit.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive. Sipas informacioneve nga terreni, zjarri aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat apo zonat e banuara.

Në përmirësimin e situatës ka ndikuar edhe ulja e intensitetit të erës, e cila gjatë natës favorizoi përhapjen e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonës dhe ndërhyrjen për të shmangur çdo riaktivizim të vatrave të zjarrit./A2CNN

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika