Zjarri në një lokal në QKUK, parandalohet djegia e një pjese të objektit të Dekanatit të Mjekësisë

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 07:15 në një lokal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili i ka përfshirë edhe disa objekte ndihmëse përreth tij

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 07:15 në një lokal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili i ka përfshirë edhe disa objekte ndihmëse përreth tij.

Zëvendësi i komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka thënë se zjarri kishte filluar të ndizej edhe në një pjesë të objektit të Dekanatit të Mjekësisë.

“Sot, në ora 07:15, kemi pranuar informatë se është duke u ndezur zjarr në një lokal. Ekipet e zjarrfikjes dhe shpëtimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri kishte shpërthyer në një lokal dhe kishte përfshirë objektet ndihmëse përreth tij. Kishte filluar të ndizej edhe një pjesë e objektit të Dekanatit të Mjekësisë”, ka thënë Gashi për Portalin Dukagjini.

Gashi ka shtuar se zjarrfikësit kanë reaguar në mënyrë të shpejtë dhe profesionale, për kohë shumë të shkurtër zjarri është vënë nën kontroll.

Siç u shpreh ai, “Tashmë, jemi në përfundim”.

Digjet një lokal brenda oborrit të QKUK-së, Policia: Nuk ka të lënduar

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Portalin Dukagjini ka thënë se një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri dhe se nuk ka të lënduar.

Ahmeti ka bërë të ditur se dëmet janë vetëm materiale.

Ndërsa arsyet se çka e shkaktoi zjarrin, ende nuk dihen.

“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë, një objet (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin  e ngjarje, poashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Flora Ahmeti.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika