Zjarri në Qendrën tregtare ELKOS në Pejë, policia: Ende nuk dihen shkaqet, rasti është duke u hetuar
Polica e Kosovës ka bërë të ditur se ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit në një depo të “ELKOS”, në Pejë. Ndërkaq, në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. “Pejë 25.03.2023 – 08:40. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të […]
Polica e Kosovës ka bërë të ditur se ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit në një depo të “ELKOS”, në Pejë.
Ndërkaq, në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Pejë 25.03.2023 – 08:40. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura, është djegur një objekt afarist. Përveç dëmeve materiale, gjatë tentimit për ta lokalizuar zjarrin, kanë pësuar lëndime trupore shtatë persona, të cilët janë helmuar nga tymi dhe të njëjtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, pronari i qendrës tregtare “ELKOS”, Ramiz Kelmendi, ka bërë të ditur se dëmet në vlerësimet e para janë rreth 35 milionë euro.
“Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milionë euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë joushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë rreth 250”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.















