Zjarri nuk ndërpreu punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore

Ani pse një pjesë e Institutit të Mjekësisë Ligjore u morr nga flaka të martë, puna në këtë institutcion nuk është ndalur. Aty po kryhen shërbimet për të cilat ky institute është i thirrur

Ndonëse dy zyra të rëndësishme të Institutit të Mjekësisë Ligjore para tri ditësh u dogjën nga zjarri, ky institucion po kryen punët bazike që është i thirrur t’i kryej.

Të premten, IML-ja kreu obduksionin e një personi që është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Këtë e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore në Pejë. E, pos obduksioneve, në IML po kryhen edhe shërbime të tjera.

“Të gjitha shërbimet mjeko-ligjore janë duke funksionuar pa problem, duke përfshirë autopsitë dhe ekzaminimet klinike”, ka thënë Ditor Haliti – U.D i drejtorit të IML-së.

Ndërsa ish-këshilltari në Ministrinë e Drejtësisë, Naim Ramizi beson se dëmtimi i një pjesë të Institutit nuk do sjellë probleme në funksionimin e tij.

“Instituti merret me shkakun që e ka sjellë dëmin. Pra mendoj që vetëm nëse ka ndonjë urgjencë, atëherë mundet me qenë dëm, mirëpo krejt punët që mund të grumbullohen qetash munden me u kry edhe më vonë besoj”, ka deklaruar Naim Ramizi, ish-këshilltar në MD.

Të martën ishte hera e dytë brenda këtij viti që objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore u kaplua nga zjarri. Në asnjërën nga rastet, institucionet përkatëse nuk e kanë treguar shkaqet e zjarreve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika