Zjarri përfshin sallën sportive të shkollës teknike në Suharekë

Një zjarr ka përfshirë pasditen e së mërkurës objektin e Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Sipas pamjeve të siguruara nga KALLXO.com, flakët dhe tymi po dalin nga kulmi i objektit, ndërsa mësohet se zjarri ka përfshirë sallën e sportit, e cila ndodhet ngjitur me ndërtesën kryesore të shkollës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët janë duke ndërhyrë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika