Zjarri pranë Parisit vazhdon të përhapet, ndërsa vala e të nxehtit godet Evropën

Avionë që hedhin ujë nga ajri kanë fluturuar mbi lumin Sena, ndërsa zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll një zjarr pyjor në jug të Parisit, i cili ka hyrë në ditën e tretë të përhapjes, në një kohë kur një valë e të nxehtit ka rritur rrezikun për zjarre të reja në pjesë të ndryshme të Evropës.

Teksa Franca po përballet me flakët, vala e tretë e temperaturave ekstreme këtë sezon, e cila ka prekur gjithashtu Britaninë dhe Spanjën, ka vazhduar drejt Italisë. Autoritetet italiane janë përgatitur për temperatura që pritet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius në Sardenjë gjatë kësaj jave, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Sipas Monitorit Klimatik të Reuters, temperatura mesatare maksimale në Evropën Perëndimore të martën ishte 29.4 gradë Celsius, rreth 6.3 gradë më e lartë se mesatarja sezonale për 14 korrikun gjatë periudhës 1961-1990. Diferenca më e madhe është regjistruar në Belgjikë dhe Francë, ku temperaturat kanë qenë deri në 9.4 dhe 9.1 gradë më të larta se normat sezonale.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto fenomene më të shpeshta dhe më intensive, duke lënë pyjet dhe zonat me shkurre në të gjithë kontinentin më të ekspozuara ndaj zjarreve.

Më shumë se 10 mijë vdekje të tepërta janë regjistruar në Evropë dhe Britani gjatë dy valëve rekord të të nxehtit në muajin maj dhe në fund të qershorit. Shkencëtarët kanë deklaruar se arsyeja më e besueshme për këtë numër të lartë viktimash ishte ndikimi i temperaturave ekstreme.

Në Spanjë, autoritetet vazhdojnë punën për identifikimin e viktimave të zjarrit vdekjeprurës të javës së kaluar në zonën turistike të Almerias, ku humbën jetën të paktën 13 persona, kryesisht shtetas të huaj, ndërsa 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në Francë, zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të luftuar zjarrin që përfshiu pyllin historik të Fontainebleau, ku ndodhet një prej pallateve mbretërore më të njohura të vendit. Të paktën dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarrin.

Një zyrtar lokal francez tha se dy vatra zjarri pranë pyllit të Fontainebleau ende po përhapen. Vatra kryesore ka djegur rreth 1,600 hektarë tokë, ndërsa një tjetër pranë saj rreth 450 hektarë, megjithatë kushtet e motit janë përmirësuar.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika