Zjarri shkatërron kiosqet tek Tregu i Gjelbër në Prishtinë

12 kiosqe janë përfshirë nga zjarri mbremjen e së enjtës në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, duke djegur gjithçka kishte pasur brenda tyre. Kjo i ka shqetësuar pronarët e tyre, që këto biznese thonë se i kishin burimin e vetëm financiar, e derisa shkaqet e zjarrit po hetohen, nga komuna atyre u është premtuar ndihmë

Paradita e së enjtes kishte qenë një tjetër ditë e zakonshme, por gjithçka ka ndryshuar në mbrëmje.

Pronarët e 12 bizneseve që kanë vepruar në hapësirat e Tregut të Gjelbër në kryeqytet, u ballafaquan me humbje të mëdha, shkaku i zjarri që shpërtheu aty.

Gjithçka është shndërruar në shkrumb e hi, por brenga e tyre është tek hapat tutje.

“Ne prej kësaj kemi mbijetese, ushqim, bukë krejt. Fëmijë të vegjel kemi në shtëpi e nuk di si do të ja bëjmë”, ka thënë pronarja e biznesit.

Vlera e dëmit, sipas një pronari tjetër, shkon në dhjetra mijëra euro.

Nuhi Krasniqi, pronar i biznesit ka thënë se “Kemi pësu dëm prej 34 mijë euro, ka pas dekorime, tesha kombëtare, ciftelia, sharkia, dekorime kombëtare në përgjegjësi edhe fetare”.

Detaje se çka kishte ndodhur natën e së enjtës dhanë edhe zjarrëfikësit e Prishtinës.

Abdusamed Shkodra nga zjarrëfikësit e Kosovës ka thënë se “Fatbadhësisht nuk ka pas dëme në njerëz apo të lënduar. Dëme materiale ka pasur, prej zjarrit janë përfshirë diku mbi 12 kiosqe apo lokale. Për dëme ne nuk kemi bërë, pritët të dal komisioni nga komuna”.

Mëngjesin e së premte, për të kuptuar shkaktarët e zjarrit në vendin e ngjarjes janë parë edhe  pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por nga KEDS, por që nuk janë dhënë detaje shtesë gjatë së premtes.

Në vendin e ngjarjes gjatë ditës u pa edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, që u ka premtuar pronarëve se për ta do të gjendet një zgjidhje nga drejtoritë përkatëse.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika