ZKA: SHSKUK me mangësi të mëdha në raportimin e pasurisë dhe prokurim
Fatura të paarsyetuara, kontrata të zgjatura pa mbulesë ligjore e pasuri të mbivlerësuara. Këto janë vetëm disa prej gjetjeve për këtë vit të Zyrës Kombëtare të Auditorit për Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Raporti i këtij evidenton edhe pasaktësi në deklarimin e obligimeve në Pasqyrat Vjetore Financiare ku disa pasuri u regjistruan gabim […]
Fatura të paarsyetuara, kontrata të zgjatura pa mbulesë ligjore e pasuri të mbivlerësuara.
Këto janë vetëm disa prej gjetjeve për këtë vit të Zyrës Kombëtare të Auditorit për Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Raporti i këtij evidenton edhe pasaktësi në deklarimin e obligimeve në Pasqyrat Vjetore Financiare ku disa pasuri u regjistruan gabim e disa u përsëritën duke mbivlerësuar pasuritë kapitale për rreth 1 milion euro dhe mbivlerësuar pasuritë jokapitale për 880 mijë euro, disa raste.
Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit: Pesë (5) pasuri (pajisje mjekësore) të blera në vitin 2012, me vlerë neto në libra 1,304,761€, ishin kategorizuar gabimisht ne regjistrin e pasurive kapitale duke u zhvlerësuar për 40 vite. Si rezultat i aplikimit të normës jo të duhur te zhvlerësimit, vlera e pasurive financiare e prezantuar në PFV ishte e mbivlerësuar për të niëitën shumë.
Regiistri i pasurive kapitale në SIMFK ishte mbivleresuar në vlerë 44.407€ si rezultat i regjistrimit të dyfishtë të dy transaksioneve, në anën tjetër regjistri i pasurive jo kapitale ishte mbivlerësuar si rezultat i regjistrimit të shumëfishtë të disa pasurive në e-pasuria në vlerë 370,849€, si dhe në katër pagesa në vlerë prej 230,791€ materiali shpenzues ishte regjistruar si pasuri jo kapitale.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga ZKA mbetet shpërblimi i operatorëve ekonomik me kontrata edhe në rastet kur të njëjtit, dështojnë t’i përmbushin kriteret.
“Për procedurën e prokurimit “Servisimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve mjekësore” me vlerë të kontratës 231,500 €, QKUK shpërbleu me kontratë OE edhe pse nuk i kishte permbushur të gjitha kërkesat e kualifikimit të specifikuara ne njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit. Kushtet teknike në ketë tender kërkojnë që serviseri të ketë licencë nga prodhuesi për të mbuluar te gjitha markat e pajisjeve të kerkuara, përfshire markat: Samsung, Bayer Medrad, Artronic, dhe UPS 120Kva Galaxy 5500. Megjithatë, OE ka ofruar vetëm licencën për servisimin e markës Philips, dhe jo për markat e tjera. Përveç kesaj, dosjes së tij i mungon deklarata nga prodhuesi që garanton mbeshtetje për kompaninë ofertuese, përfshirë furnizimin me pjesë rezervë, si dhe asistencë për çështje softuerike, përditësime dhe përmirësime të mundshme të programeve për pajisjet në fjalë.
Për procedurën e prokurimit “Renovimi i ambulantave të pranimit në Klinikën ORL dhe Oftamologji” me vlerë të kontratës 346,346 €, QKUK shpërbleu me kontratë OE, edhe pse nuk i kishte permbushur të gjitha kërkesat e kualifikimit te specifikuara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit. OE ka paraqitur ne ofertë certifikatat për ISO 9001:2015, ISO 14001:2015, dhe ISO 45001:2018, por këto certifikata janë te skaduara më 10.03.2024, ndërkohë që njoftimi për kontratë është bërë me 05.04.2024, duke i bërë ato të pavlefshme. Për më tepër, mungojnë dokumentet e kërkuara për stafin teknik, përfshirë diplomën e shkollës se mesme të noterizuar për pozitat përkatëse”.
Raste të po kësaj natyre ZKA ka hasur edhe në procedurën për Ndërtimin e Depos Sanitare Farmaceutike në Pejë në vlerë prej 299. 833 euro.
Ndonëse ka vite që SHKSUK-së i rekomandohet t’a bëj më transparente menaxhimin e parave, edhe këtë vit e njëjta ka dështuar të funksionalizojë sistemin “e-pasuria”, sistem në të cilin regjistrohen stoqet.
Mos funksionalizimi i plotë i sistemit e-pasuria, ishte rezultat i përpjekjeve jo të mjaftueshme dhe mungesës së veprimeve të nevojshme dhe në kohë nga ana e SHSKUK-së.
Mos përdorimi i sistemit e-pasuria rrit mundësine e gabimeve në mirembajtjen e regjistrave, shlyerjeve potenciale, keqpërdorimit, humbjes apo të tjetërsimit tyre.
Shtesat për kujdestaritë janë llogaritur me 150 përqind të pages bazë, njësoj edhe për ato të fundjavës duke sjellur një shpenzim prej 30 përqind më shumë, në vlerë prej 137.638 eurosh.
Nga 11 rekomandime të ZKA-së vitin e kaluar, SHSKUK nuk ka marrë asnjë hap në 7 prej tyre.















