Zyra e Kryeministri të Kosovës ka thënë se gjatë  takimit të përbashkët ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde, është diskutuar për  takimet e djeshme në Bruksel.

Sipas tyre, kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët me qëndrimet e mbajtura dhe propozimet e dhëna të Republikës së Kosovës përgjatë tyre.

“Kosova e ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kurti.

“Për dallim nga Serbia, e konsideron si bazë të mirë propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar ai gjatë të përbashkët ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde.

Ndërsa palët në takimi sipas Zyrës së Kryeministrit të Kosovës kanë theksuar nevojën për gjetjen e një zgjidhje  që brenda afati prej  48 orësh për çështjen e targave.