Zogaj: 33 tentime për konstituimin e Kuvendit, absurditet dhe turp
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka quajtur absurditet dhe të turpshëm faktin që pas 33 tentimeve ende nuk është bërë asnjë hap përpara në funksionalizimin e institucioneve. I ftuar në emisionin “Five”, Zogaj theksoi se kriza aktuale është pasojë e mungesës së vullnetit nga partia që ka dalë e para në zgjedhje. […]
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka quajtur absurditet dhe të turpshëm faktin që pas 33 tentimeve ende nuk është bërë asnjë hap përpara në funksionalizimin e institucioneve.
I ftuar në emisionin “Five”, Zogaj theksoi se kriza aktuale është pasojë e mungesës së vullnetit nga partia që ka dalë e para në zgjedhje.
“Në fakt e kam një fjalë, ajo fjalë është ABSURDITET dhe TURP, sepse me të vërtetë është bërë e turpshme në çfarë gjendje jemi aktualisht. 33 tentime, 33 shkuarje në Kuvend, asnjë lëvizje nga pozicioni,” deklaroi ai.
Sipas tij, ky ngërç politik është barrë që bie mbi supet e partisë më të madhe, të cilës i takon përgjegjësia për të ofruar zgjidhje.
“Kjo përgjegjësi, kryesisht – ne po e theksojmë vazhdimisht – i bie të madhit, partisë së parë, partisë që i ka fituar zgjedhjet. Ajo parti duhet me bërë përpjekje serioze dhe duhet me pas një qasje krejtësisht tjetër nga kjo që ka aktualisht”, ka thënë Zogaj.















