Në një intervistë për “Euro Duel”, boksieri Altin Zogaj ka thënë se mbështet Anglinë në finalen e kampionatit evropian Euro 2024.

Ai beson se, megjithëse Anglia ka luajtur futbollin më të dobët nga ekipet e tjera dhe nuk ka pasur performancë të mirë në ndeshje, ajo ka arritur sukses të madh falë bashkëpunimit si ekip.

Zogaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit brenda ekipit, duke shtuar se është ky faktor që i ka dhënë avantazh Anglisë ndaj ekipeve të tjera që nuk kanë treguar të njëjtin nivel të bashkëpunimit.

Përfundimisht, ai është optimist se Anglia do të dalë fituese në këtë turne prestigjioz.

“Besoj se fiton Anglia, futbollin më të dobëtin prej ekipeve e kanë luajtur, nuk kanë luajtur hiç mirë, por suksesin e kanë pasur. Por, si ekip po funksionojnë mirë, po e vërej se po janë tamam ekip njëri – tjetrin. Tjerat ekipe nuk janë të bashkuar, kur je i bashkuar në fund gjithmonë ia del,” ka thënë Zogaj.