Zogaj “kritikon” Sveçlën për shkuljen e mikrofonit: Vandalizëm e rrugaçëri

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka kritikuar asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla për shkuljen e mikrofonit në seancën komunale pasi u votua buxheti vjetor i kryeqytetit.

Zogaj në “Five” të Dukagjinit u shpreh se shkulja e mikrofonit nga ana e Sveçlës ka qenë e “paprecident” dhe ka ndodhur “vandalizëm e dhunë” ku edhe u arrit prishja e seancës.

“ E penalizoi ngjarja e sotit në Kuvendin Komunal në kryeqytet. Ajo çfarë ndodhi ishte e paprecident, sidomos për 3 vite qeverisje ku jemi munduar me tregu qytetari në kuvendin komunal. Ndodhi vandalizëm, dhunë e cila normalisht shkaktoi prishjen e seancës.Ishte seancë e jashtëzakonshme. Ka pasur pika shumë të rëndësishme, votuam buxhetin komunal ishim të lumtur dhe kishim mendjen të vazhdojmë me planet e tjera, por një vandalizëm i tillë që ndodhi e prishi seancën dhe atmosferën. Ishte tendenca dhe qëllimi për prishjen e seancës dhe të mos lihen të lirë asambleistët që të të votojnë me vullnetin e tyre të plotë dhe të lirë”, tha Zogaj.

Zogaj tha se ka mëra të ndryshme të manifestimit apo të kundërshtimit, qoftë edhe duke abstenuar për çështje të tilla por jo me u shkatërru mbledhja e kuvendit komunal me “dhunë, vandalizëm e rrugaçër”.

“Misionet politike përmes vandalizmit janë të papranueshme dhe sidomos në demokracitë e zhvilluara. Andaj, çdo protestë pollitike dhe çdo argumentim politik e ka vendin aty. Munden në foltore me ardh, mundem me abstenu por jo në formë të tillë, me u prish mbledhja me dhunë, vandalizëm e rrugaçëri. Ajo ishte rrugaçëri e paparë”, tha Zogaj.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika