Zogaj për parkingun nëntokësor: Është parking evropian, hapja solemne do të bëhet në fund të nëntorit

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se arsyeja e vonesës së hapjes solemne të parkingut nëntokësor është pjesa e sipërme e tij, e cila është shëndrruar në një hapësirë gjelbëruese

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj





Nenkryetari i Prishtines, Alban Zogaj, i ftuar në emisionin “Moment” në RTV Dukagjini ka thënë se kontrata mes Komunës së Prishtinës dhe operatorit privat për ndërtimin e parkingut nëntokësor është nënshkruar në vitin 2019.

“Në fund të nëntorit do të jetë hapja solemne e parkingut nëntokësor”, ka thënë Zogaj, ai tutje është shprehur se në këtë parking nëntokësor janë 600 vendparkime dhe është një ndër parkingjet më të mëdha nëntokësor në vend.

Zogaj ka shtuar se parkimi i automjeteve në vende të paduhura është shqëtësuese dhë sipas tij, përmes parkingut nëntokësor do të lirohët një hapësirë ë madhe publike e kryeqytëtit.

Ndërsa për koston totale të parkingut nëntokësor, nënkryëtari i Prishtinës ka thënë së nuk ka ende diqka zyrtare.

“Ideja jonë është t’i harmonizojmë çmimet e parkingut dhe të jetë i ngjashëm me parkingun publik”, ka shtuar Zogaj.

Nënkryëtari i Prishtinës ka theksuar së ky parking është një parking evropian dhe ajo se çfarë e ka vonuar hapjen e tij është pjesa e sipërme, e cila është sipërfaqe e gjelbëruar.





Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika