Zogaj: Qytetarët të kenë kujdes nga drunjtë për shkak të stuhisë

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në rrugë, pasi që një person ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një lisi në qytetin e Prishtinës, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar

Prishtinë, rruga "Vaso Pasha", (vendi i ngjarjes 06.06.2022)

Të hënën e gjashtë majit në mesditë në Prishtinë si pasojë e kushteve atmosferike,  një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër  ka mbetur i lënduar. Ndërkaq, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë thirrje në rrjetin e tij social ‘Facebook’, për qytetarët të cilët gjenden në qytetin e Prishtinës, të kenë kujdes nga drunjtë.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes në pjesët e qytetit që kanë drunj përreth për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Tutje ai ka thënë se “Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve”.

Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga pema, për shkak të erërave të forta, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën.

Një person humb jetën në Prishtinë si pasojë e rrëzimit të një lisi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika