Zogajt i përfundon mandatin në korrik, vlerësohet se solli ndryshime në KGJK
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, do të jetë në këtë pozitë edhe për rreth 4 muaj. Në muajin korrik të këtij viti, përfundon edhe mandati i tij 3 vjecar, derisa nuk dihet nëse do të vazhdojë edhe një mandat tjertër. Zogaj ka folur për punët që ka bërë gjatë këtyre viteve, duke thënë se […]
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, do të jetë në këtë pozitë edhe për rreth 4 muaj.
Në muajin korrik të këtij viti, përfundon edhe mandati i tij 3 vjecar, derisa nuk dihet nëse do të vazhdojë edhe një mandat tjertër.
Zogaj ka folur për punët që ka bërë gjatë këtyre viteve, duke thënë se pavarësisht sfidave kanë arritur të sjellin ndryshiem pozitive në KGJK.
“Ne kemi mbërri që gjyqësorit me i dhënë një dinamikë, që është shumë e rëndësishme ndryshe nga sic ishte, sepse kishim edhe pandeminse edhe rrethanat e tjera, nuk dua të e vëjë theksin në ndonjë faktor subjektiv, kemi mbrri me ndërtu një koncept të komunikimit organit mes gjykatave, keshillit dhe sekretariatit, kemi rrit në masë të konsiderueshme nivelin e transparencës, kemi kriju kushte vlerësime dhe politikave për llogaridhënie është rrit niveli i llogaridhënues edhe në nivelin e disiplinës”, ka deklaruar Albert Zogaj – Kryesues i KGJK-së.
Kryesuesi Zogaj, shton se një prej cështjeve më të rëndësishme që kanë ndryshuar ka qenë edhe plotësimi i vendeve menaxheriale me mandat të plotë.
“Janë plotësu të gjitha pozitat vakante me menaxhmentin dhe nuk ka asnjë gjykate pa kryetar dhe nuk ka asnjë ushtrues detyre të kryetarit, dicka që vazhdimisht ka qenë një sfidë e gjyqësorit”, ka shtuar Albert Zogaj – Kryesues i KGJK-së.
Ish zv.ministrin e Punëve të Brendshme, tash avokat Valdet Hoxhën, thotë se Këshilli Gjyqësor ka pësuar disa ndryshme, përkundër që edhe më tutje ka ende për të ndryshuar.
“Natyrshëm që ka edhe ende punë për tu bërë, por që nuk mjaftojnë vetëm për një mandat, si të arriturat e z.Zogajt, po e vlerësoj rritjen e numrin të gjyqtarëve, llogaridhënien, e transparencën pra ka krijuar një kornizë të gjithmbarëse, të funksionimit, normal dhe efiksas të sistemit gjyqësor, një nga sfidat kryesore të KGJK-së, dhe kryesuesit të ardhshëm do mbetet numri i madh i cështjeve civile”, ka thënë Valdet Hoxha – Avokat.
Për punën e Zogajt në krye të KGJK-së, nga Instituti i Kosovës për drejtësi kanë thënë se në tri vitet e fundit sistemi gjyqësor është me më shumë integritet dhe dhe logaridhënie dhe se lidershipi i Albert Zogajt ka bërë dallimin në menaxhim dhe administrim të duhur të sistemit gjyqësor.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi ka hyrë në vitin e 12 të monitorimit sistematik të punës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Përgjatë kësaj periudhe kohore si në KGJK ashtu edhe në KPK janë ndrruar disa kryesues të këshillave. Si në raportet e IKD ashtu edhe në raporte ndërkombëtare vazhdimisht këshillat janë përcjellur me kritika për mungesë llogaridhënie, transparence, efikasiteti, meritokraci në rekrutim të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ndërtim të kulturës së pandëshkueshnërise. Sidoqoftë, me marrjen e kryesimit të KGJK nga ana e Albert Zogaj kanë filluar edhe reformat më përmbajtësore të brendshme brenda sistemit gjyqësor. Edhe përkundër se sistemi i drejtësisë ka ende shume probleme sistematike si tek politika ndëshkimore apo fakti se qytetarët presin me vite për të marr drejtësi në çështje civile, komerciale apo administrative, në tre vite e fundit në shumë sfera tjera ka progres të matshëm që e bëjne sistemin gjyqësor me më shumë integritet, më një transparence shumë më të madhe, me më shumë llogaridhënie. Padyshim se lidershipi i Albert Zogaj ka bërë dallimin në menaxhim dhe administrim të duhur të sistemit gjyqësor duke njohur edhe kontributin e anëtarëve tjerë të KGJK. Fatkeqësisht, të njejtën vullnet që e kemi parë në KGJK nuk është se është parë edhe në KPK”, kanë theksuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Albert Zogaj u zgjodh kryesues i KGJK-së në qershor të 2021, derisa para tij ishte Skender Çoçaj.















