Zogiani mbron punësimet në KEK: Çudi sesi nuk u punësua një aktivist i Vetëvendosjes

Avni Zogiani, zyrtar i Vetëvendosjes

Avni Zogiani, ish- këshilltar i Agim Bahtirit, e quan fushatë raportimin për punësimin masiv të militantëve të Vetëvendosjes në Korporatën Energjetike të Kosovës ( KEK ), për çka Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.

Zyrtari i VV-së, Avni Zogiani, është munduar të shpjegojë këtë situatë, duke pretenduar se të punësuarit kanë vetëm fotografi me figurat e njohura të Vetëvendosjes, por jo ndonjë lidhje të afërt.

Zogiani ka bërë një postim në të cilin akuzon mediat për raportimet për punësimet e fundit në KEK.

‘’Mbi punësimet në KEK! Fort djallëzore është kjo zhurma mediale e opozitare për punësimet në KEK.., e bëra një kërkim të emrave që tashmë janë publik! Disi, përton njeriu të shkruajë, për të treguar sa e pabazuar në realitet është si fushatë…!”, ka thënë Zogiani.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se, nëse ka diçka të çuditshme, është se si u mundësua që nga 128 punësime nuk qëlloi të punësohet një aktivist ose një njeri që ka lidhje me VetëVendosjen, jo foto në FB.

‘’Veç një shembull sa për ilustrim, konsiderohet VV një person që derisa ka fituar VV ka qenë pjesë në struktura të një subjekti tjetër politik në Obiliq, e kur VV-ja ka ardhur në pushtet ka filluar të postojë foto në FB”, shkruan Zogiani.

Se a kanë gabime strukuturat udhëheqëse të korporatës, ai është shprehur duke thënë se duhej më shumë vëmendje rreth Komisionit të punësimeve, të cilët, poashtu, nuk kanë ndonjë lidhje me VV-në, edhe përkundër faktit se nga media dhe opozita po provohet të shiten si funksionarë të rëndësishëm të subjektit.

‘’Në gjithë këtë, është brengosëse fakti se fuqia propaganduese e medias dhe vullneti i opozitës për të rënë në gracka të këtilla, pa bërë përpjekjen më të vogël për t’i verifikuar raportimet e portaleve diabolike’’, është thënë në postimin e Zogianit.

Korporata Energjetike e Kosovës ( KEK )

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika