Zonja e parë e Ukrainës për referendumet ruse: Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga njerëzit tanë

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka thënë se nga fillimi i luftës në Ukrainë kanë vdekur 44 milionë njerëz dhe se nga e ardhmja shpreson që njerëzit që do të jetojnë të jenë të sigurt në vendin e tyre

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska





Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, e ka quajtur terrorizëm, sulmin me bombë në dy shkolla, biblioteka, spitale dhe në një stadium futbolli në qytetin Chernihiv.

Zelenska thotë se rusët përpiqen t’i frikësojnë njerëzit që t’i bëjnë ata të vrapojnë, që t’i kenë qytetet dhe fshatrat bosh, në mënyrë që ata të pushtojnë këto territore, i tha Zelenska korrespondentit Scott Pelley, për 60 Minutat e kësaj jave.

“Patjetër, terrorizëm. Lufta po zhvillohet duke përdorur mjete moderne, por nga pikëpamja morale dhe etike është mesjeta”, tha ajo, raporton CBS.

Zelenska ka përkujtuar dhimbjen e 44 milionë njerëzve qëkur Rusia ka filluar sulmet.

“Dikush është në front, dikush shkoi jashtë vendit për të shpëtuar fëmijët e tyre, dikush është nën okupimin rus,” tha Zelenska përmes një përkthyesi.

Kur “60 Minutes” ka folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ai u përgjigj se gruaja dhe fëmijët e tij ishin fshehur.

Në korrik, Zelenska shkoi në Uashington dhe u bë zonja e parë që iu drejtua Kongresit të ShBA-së, duke thënë se “Unë po kërkoj armë që nuk do të përdoren për të bërë luftë në tokën e dikujt tjetër, por për të mbrojtur shtëpinë dhe të drejtën për t’u zgjuar të gjallë në atë shtëpi”.

Gjatë intervistës me korrspondentin Pelley, Zonja e parë e Ukrainës u shpreh “Ndihem si pjesë e këtyre njerëzve. Ndjehem sikur kjo është dhimbja ime”, duke shtuar se “historitë janë të tmerrshme dhe ne përpiqemi të ndihmojmë disi të mbijetuarit”.

Nga shkurti i vitit të kaluar deri më tani Ukaraina ka humbur shumë qytete, gati 500 spitale dhe klinika janë goditur, kurse rreth 900 shkolla janë dëmtuar.

Pelley pyeti Zonjën e parë të Ukrainës “Si po i edukoni fëmijët e Ukrainës sot?”

“Rreth tre mijë e 500 shkolla do të funksionojnë vetëm në internet, sepse shkollat ​​nuk mund të pranojnë nxënës dhe sepse prindërit e tyre kanë frikë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë”, u përgjigj Olena Zelenska

“Fëmijët e Ukrainës shkuan në shkollë këtë vit… dhe gjëja e parë që ata mësuan është se ku është streha për bomba, si të arrijnë atje dhe çfarë të bëjnë në rast se një raketë godet”.

Ndërsa, sa i përket hedhjes së mesazhe në lumin Dnipro pas ndërprerjes së komunikimit, Zelenska tha se shpreson që letrat tona janë marrë nga dikush dhe se ata na dëgjojnë. “Unë me të vërtetë shpresoj se [njerëzit tanë] do të durojnë”, tha Zelenska.

“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga njerëzit tanë. Dhe meqë ra fjala, ekziston kjo ide e heqjes dorë nga territori në një lloj negociate. Njerëzit tanë janë atje. Ne kurrë nuk do t’i tradhtojmë ata”.

“Por imagjinoni një situatë ku jeni sulmuar nga banditët. Ata po ju kërcënojnë, po ju vrasin fëmijët. Dhe dikush [sugjeron] ndoshta, do të ishte më mirë të negocionim? [Kjo] është e pamundur tani. Ky është vetëm mendimi im si shtetas i Ukrainës”, shtoi Olena Zelenska.

Gjatë intervistës së tyre, Pelley i tregoi Zelenskës fotografi të mbështetjes për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara. Zelenska shfrytëzoi rastin për t’i transmetuar një mesazh një adoleshenti që kishte takuar në Uashington, i cili i kishte shkruar një letër inkurajimi. “I dashur Hektor,” tha Zelenska, “Më kujtohet, e mora letrën tuaj me vete në Ukrainë. Ishte simpatike dhe jashtëzakonisht prekëse.”

Zelenska vazhdoi të thotë se “më duket se njerëzit normalë e kuptojnë se çfarë është e keqja dhe se sulmuesi është i keq”. Ajo shtoi se është normale të mbroni vendin tuaj, fëmijët tuaj, shtëpitë tuaja.

Kur korrespodenti Pelley ka pyetur Zonjën e parë të Ukrainës se “Çfarë sjell e ardhmja?”, ajo u përgjigj se janë duke ëndërruar për të ardhmen.

Olena Zelenska tha se numërojnë çdo person që ka vdekur dhe duan që të gjithë të gjallët të ndihen të sigurt dhe të kenë mundësi për t’u rritur në vendin e tyre.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika