Zotimi i dytë i Hamzës: Rritje 50% e pagave për shërbyesit civilë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe masat që do t’i marrë në kuadër të Zotimit të Dytë të tij.

Hamza ka thënë se në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje, sipas tij, garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve.

“Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve. Po ashtu, nuk do të tatohet asnjë pagë nën 400 euro”, ka theksuar ai.

Në zotimin e dytë, Hamza ka premtuar rritje të pagave dhe pensioneve.

“50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika